VIDEO/ Eda Grimci: Rama kërkon bashkëpunim me opozitën, kur pa asnjë akuzë i ka arrestuar liderin!

20:16, 08/05/2024
A+ Aa A-

Eda Grimci, kryetare PD Dega 9 duke folur në tubimin qytetar tek rruga e Shpresës, kundër arrestimit politik të liderit të demokratëve, Sali Berisha, u shpreh se përse Rama e kërkon bashkëpunimin me opozitën, kur është ai që po i mban të arrestuar liderin e saj.

‘U kujtua sot Rama që të kërkojë bashkëpunim me opozitën, atë opozitë që i arrestoi liderin dhe e mban të arrestuar pa asnjë fakt, provë e akuzë, duke pritur që kryeministri të pastrojë korrupsionin, por cilin korrupsion?-u shpreh ajo.

Eda Grimci:

"Çfarë ndodhi me reformën, ku shkoj suksesi i saj? A nuk është dakord Rama me arrestimet që po bën SPAK, a mos ka arrestuar SPAK tepër apo janë disa të tjerë që ai ende nuk i ka arrestuar, ku është problemi i Edi Ramës?

Mos vallë SPAK ka nisur të mos zbatojë urdhërat e partisë e për më tepër thërret opozitën, sot u kujtua ai të thërrasë opozitën e ti thotë të bashkëpunojnë bashkë për të bërë një komision që do të hetojë reformën në drejtësi, organet e drejtësisë dhe ato të sukseshme që do të arrestonin majtas e djthatas.

Pse ai u kujtua disa muaji më pas, pse e kërkoj bashkëpunimin e opozitës disa muaj më pas, por u kujtua sot të therrasë opozitën? Cilën opozitë? Atë që e shan, atë opozitë që i arrestoi liderin dhe e mban të arrestuar pa asnjë fakt e provë, akuzë, cilën opozitë thërret sot Rama?

Sot jam çuditur kur lexova deklaratën e ambasadës amerikane që mbështet deklaratën e Ramës kundër korrupsionit, pra sot ambasada amerikanë pret që korrupsioni Rama të luftojë korrupsionin Rama?

A kjo është reforma në drejtësi, a këta janë gjykatësit e pafajshëm?

Pritet që Rama i korruptuari më i madh të pastrojë korrupsionin, por kur u kujtua ai pas 11 vitesh, ku ka gjysmën e qeverisjes në burg, ka drejtorë e drejtoresha në burg, gjysmën e kryebashkiakëve mos në burg i ka në hetim".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco