Rifillimi i hetimeve për Xibrakën/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Halli i ri i vëllait të Olsit mban numrin 88

Rifillimi i hetimeve për Xibrakën/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Halli i ri i vëllait të Olsit mban numrin 88

19:54, 08/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pas komenteve që bëri ai në lidhje me rifillimin e hetimeve për dosjen e Xibrakës, ku është i implikuar edhe vëllai i tij, Olsi Rama.

“Kur piktori bën si jurist!

Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat!

Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t'i këshilloja Edi Ramës të nxirrte Ëngjëll Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.

Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:

ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?” shkruan Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco