VIDEO/ Besnik Muçi: Rama e pranoi dështimin e reformës në drejtësi. ONM nuk jep dokumente

19:23, 08/05/2024
A+ Aa A-

 

Avokati Besnik Muçi gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar fjalimin e gjatë të Edi Ramës, pak ditë më parë.

Sipas Muçit, gjatë fjalës së tij, Rama e pranoi se reforma në drejtësi ka dështuar.

‘Në fjalimin e tij të gjatë, kryeministri pranoi dështimin e reformës në drejtësi. Për mua, kryeministri, mazhoranca e pranoi dje dështimin e reformës në drejtësi.

Fakti që pranoi të rishikojë nga pikëpamja institucionale dhe ligjore, pa prekur kushtetutën thotë, por po ndryshove institucionet dhe ligjin, aty shkon tek kushtetuta.

Të shohim ku jemi, pse erdhëm deri këtu.

Të paktën ne që jemi profesionistë të fushës, duhet ta bëjmë këtë analizë.

Unë e kam thënë për 5 vite rresht që kjo reformë është e dështuar, nuk mund të ketë sukses një reformë që shkel parimet bazë të sistemit demokratik, të ndërtimit të shtetit demokratik që është patundshmëria e gjyqtarit, por edhe prokurorit kur e parashikon kushtetuta.

Që kur u nis në shkelje të parimeve kushtetuese, që këtu kjo reformë u nis në mënyrë antikushtetuese dhe antiparimore.

Pse dështoi kjo reformë në zbatim. Edhe nëse qëllimi ka qenë i mirë, zbatimi ka pasur probleme kaq thelbësore sa e çoi gjer në dështim patjetër.

Që kur u krijuan strukturat e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioneri Publik, kush u emërua në këto institucione, kush i verifikoi.

Ne zgjodhëm Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit ‘ONM’ dhe ne sot këta nuk na japin asnjë dokument se çfarë kanë bërë.

Unë kam kërkuar të marr komunikimin e ONM me Avokatin e Popullit lidhur me listat e anëtarëve të institucioneve të vetingut dhe ata nuk i japin’, tha Besnik Muçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco