VIDEO/ Sokol Hazizaj: Sali Berisha po vuan një masë sigurimi që është tërësisht antikushtetuese

19:03, 08/05/2024
A+ Aa A-

 

Avokati i njohur Sokol Hazizaj, gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se Sali Berisha po vuan një masë sigurimit që është tërësisht antikushtetuese.

Hazizaj u shpreh se, 'e vetmja opozitë është opozita e Sali Berishës, sepse Sali Berisha edhe individualisht, edhe politikisht, edhe familjarisht vuan arrestimin për gjykim jo kushtetuese, të gjykatës së shkallës së parë të posaçme dhe të posaçme të apelit.

Vuan një masë sigurimi që është tërësisht antikushtetuese.

Sali Berisha qëndron në masë sigurimit për shkak të antikushtetueshmërisë së dy vendimeve të Shkallës së Parë dhe Apelit. Është fare e qartë.

Janë vendime kolegjiale të cilat për shkak të Kushtetutës që nuk mund ti konstatoj ato.

Prandaj kryeministri dhe ministri kanë imunitetin e deputetit në lidhje me një proces tjetër të viteve të kaluara.

Edi Rama kërkon të mbrojë veten e tij për shkak të vendimeve fap, fap, tak, tak’, tha Sokol Hazizaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco