Kallëzimi i Bardhit për çështjen e 'Xibrakës'/ Logu: SPAK konfirmoi që janë rihapur hetimet

18:38, 08/05/2024
A+ Aa A-

SPAK ka njoftuar Gazment Bardhin se ka vendosur rifillimin e hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin nr. 335/1-2016 të dosjes së  'Xibrakës', i cili është regjistruar si procedimi nr. 88 - viti 2024, ku vëllai i kryeministrit kishte përdorur disa herë të njëjtën makinë me kartelin e drogës së Xibrakës, gjatë kohës së ngritjes së laboratorit të kokainës.

Juristi Marash Logu, nga studioja e ‘Task Force’ tha se kërkesa e bërë nga zoti Bardhi për çështjen ‘Xibraka’ është shoqëruar me të gjitha provat publike si dhe denoncimet që kanë mbërritur në SPAK, duke i lënë në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

“Meqenëse inicimi i rihapjes së hetimeve për dosjen e Xibrakës është bërë nga zoti Bardhi, në 15 maji 2024 në orën 10, zotit Bardhi i ka ardhur thirrja që të paraqitet në SPAK për të treguar rrethanat që ai ka dijeni”-tregoi juristi.

Marash Logu:

“Në datën 19 mars zoti Gazmend Brdhi nën cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë pranë prokurorisë së posaçme duke kërkuar që të rihapen hetimet për atë që njihet si ‘Dosja e Xibrakës’ të vitit 2016 të cilat ishin pezulluar për shkak se nuk ishin identifikuar autorët.

Kjo kërkesë është bërë nga zoti Bardhi, shoqëruar me të gjitha provat që janë bërë edhe publike si dhe denoncimet që ka bërë Bardhi kanë mbërritur në SPAK, në datën 2 Prill 2024 dhe ne kemi qenë në pritje të marrjes së një përgjigje zyrtare sa i përket mënyrës se si është trajtuar kjo kërkesë.

Përgjigje e cila që ka ardhur ditën e sotme nga drejtuesi i prokurorisë së posaçme Altin Dumani, ku konfirmohet ndër të tjera se proçedimi penal 335/1 i viti 2016 që ishte regjistruar më parë në ish-prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda Tiranë, është vendosur rifillimi i hetimeve që ishin pezulluar në vitin 2018, duke riemërtuar këtë proçedim penal numër 88 të vitit 2024.

Meqenëse inicimi i rihapjes së hetimeve për dosjen e Xibrakës është bërë nga zoti Bardhi, në 15 maji 2024 në orën 10, zotit Bardhi i ka ardhur thirrja që të paraqitet në SPAK për të treguar rrethanat që ai ka dijeni, për të cilat ka kërkuar rifillimin e hetimeve për këtë çështje.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco