Salianji: PS u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e komisionit për ndërhyrjen në TIMS

Salianji: PS u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e komisionit për ndërhyrjen në TIMS

18:24, 08/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-se, njeheresh kryetari për komisionin e hetimit të skandalit TIMS, Ervin Salianji,  ka ndare me ndjekësit në rrjetin social Facebook momente nga mbledhja e sotme ku shkruan se Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

“Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje”, shton Salianji.

Postimi i plotë:

Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e plait të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim!

Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm!

Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco