SYRI TV/ Manja justifikon kërcënimin ndaj Shehajt: I takon debatit politik brenda asaj salle

13:22, 03/05/2024
A+ Aa A-

Ministri I drejtësisë, Ulsi Manja nuk ka pranuar të kërkojë falje për kërcënimin që I bëri një ditë më parë, në kuvend, deputetit të opozitës, Agron Shehaj. Në një prononcim për gazetarët, Manja u mundua të justifikojë deklaratat kërcënuese ndaj deputetit, duke thënë se I takojnë debatit politik të zhvilluar në parlament. 

 Pas skandalit të një ditë më parë, kur Ministri I drejtësisë Ulsi Manja, kërcënoi në kuvend, deputetin e opozitës, Agron Shehaj, ministri duket se ka bërë hapa pas nga deklaratat që shkaktuan tensione në parlament. Në një prononcim për gazetarët, Ulsi Manja, nuk kërkoi falje për kërcënimin ndaj ligjvënesit Shehaj, por u mundua t’I justifikojë deklaratat e tij, duke thënë se është një ngjarje që ngelet në kuadër të nje debati politik, të ndodhur në kuvend.

Gjatë seancës plenAre të një ditë më parë, Ministri I drejtësisë, përvecc kërcënimit fizik ndaj Agron Shehaj, e paralajmëroi deputetin e opozitës, duke I thënë se ka ardhur koha që shteti të merret me të.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco