VIDEO/ Alimehmeti: Veliaj, fajtor direkt për vjedhjet e drejtorëve të tij! Këshilltarët e PS po shpërdorojnë detyrën

21:22, 30/04/2024
A+ Aa A-

Këshilltari opozitar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon në edicionin ‘Special’ me temë ‘7 orët e Erion Veliajt në SPAK’, ku ka akuzuar kryebashkiakun se drejtorët e tij që janë arrestuar për aferën 5D, janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë politikë.  

Sipas Alimehmetit, ‘është fakt që të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që ai ishte kryetar i bashkisë, pra është direkt fajtor nuk ka asnjë lloj diskutimi’.

Gjithashtu Alimehmeti i ka bërë thirrje kolegëve socialistë të këshillit bashkiak, se po shpërdorojnë detyrën duke mos ngritur komisionin hetimor financiar për aferat korruptive të bashkisë Tiranë.

Alimehmeti: Është fakt që këta drejtorë kanë qënë bashkëpunuesit e tij politik të ngushtë, pra nuk janë thjesht drejtorë teknikë. Është fakt që të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që ai ishte kryetar i bashkisë, pra është direkt fajtor nuk ka asnjë lloj diskutimi. Këto para janë vjedhur nga xhepat tonë gjatë periudhës që ai ishte kryetar bashkie. Dhe këta njerëz u bënë investitor strategjik nga drejtorë të ‘thjeshtë’ bashkie gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie. Nuk mund të fshihet ai mbas gishtit dhe të mari disa fëmijëve aty, nuk është detyra e fëmijëve ajo, është detyra e të zgjedhurve vendorë, përfshirë këshilltarët e majtë që thanë që nuk e kemi detyrë ne ta kontrollojmë, po u kujtoj unë ligjin 139 viti 2015 neni 54 gërma a, është detyrë të mbikqyrë dhe të kontrollojë funksionin e brendshëm të bashkisë që do të thotë që po nuk e bërë zotëri, edhe kjo kryetare e këshillit dhe këta nënkryetar dhe ky kryetar i grupit socialist janë në shpërdorim të drejtëpërdrejtë të detyrës me dëm dhjetra miliona euro nga xhepat e qytetarëve çdo vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco