Këlliçi: Ja drejtorët e Veliajt që do i bashkohen në qeli atyre të ‘5D’

Këlliçi: Ja drejtorët e Veliajt që do i bashkohen në qeli atyre të ‘5D’

18:31, 30/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, u shpreh pasditen e sotme se qytetarët nuk do të tërhiqen nga beteja kundër hajdutit Erion Veliaj.

Këlliçi theksoi se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e tjerë të 5D. Këlliçi përmendi emrat e Elton Kacidhes, Arben Malokut, Herion Rrapajt, drejtorë të Veliajt, që po hetohen nga SPAK.

 “Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë.

Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco