Operacioni me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detaje: Kush u arrestua

Operacioni me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detaje: Kush u arrestua

12:16, 27/04/2024
A+ Aa A-

Policia ka dhënë detaje nga arrestimet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Kadastër gjatë mbërmjes së të premtes (26 prill).

Dyshohet se të arrestuarit kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ata akuzohet se kanë ndikuan tek legalizimet për të mbledhur vota.

Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.

Të arrestuarit:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

Aksion me urdhër të SPAK në Kadastër, dy të arrestuar

Dritan Stoka, kryeplak i Saukut, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Ylli Baruti., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco