Spaho-ambasadorëve: Stabiliteti i hajdutëve më i rëndësishëm se vjedhjet që i bëhen popullit nga zyrtarët

Spaho-ambasadorëve: Stabiliteti i hajdutëve më i rëndësishëm se vjedhjet që i bëhen popullit nga zyrtarët

22:11, 19/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas shqetësimeve të shprehura nga ambasadorët lidhur me molotovët e hedhur te Bashkia e Tiranës.

Spaho me ironi shkruan se fshati digjet, ndërsa ambasadorët krihen.

“Stabiliteti i hajdutëve është më i rëndësishëm se sa vjedhjet që i bëhen popullit nga zyrtarët shqiptarë.

Në se këto vjedhje do kishin ndodhur në Bruksel, Romë, Londër, Paris dhe zyrtarët të mos dorëhiqeshin, këto qytete sot do ishin në flakë. Për 5 cent rritje të çmimit të karburantit Parisit ju vu flaka, u shkatërrua dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Askush nuk foli dhe nuk akuzoi qytetarët francezë për veprime të cilat nuk i pranon rendi demokratik”, shkruan Spaho.

Postimi nga Edmond Spaho

Fshati digjet, ambasadoret krihen.

Stabiliteti i hajduteve eshte me i rendesishem se sa vjedhjet qe i behen popullit nga zyrtaret shqiptare.

Ne se keto vjedhje do kishin ndodhur ne Bruksel, Rome, Londer, Paris dhe zyrtaret te mos dorehiqeshin, keto qytete sot do ishin ne flake. Per 5 cent rritje te cmimit te karburantit Parisit ju vu flaka, u shkaterrua dhe u shpall gjendja e jashtezakonshme. Askush nuk foli dhe nuk akuzoi qytetaret franceze per veprime te cilat nuk i pranon rendi demokratik.

Po vjedhja dhe plackitja e qytetareve shqiptare demokratike eshte? Cfare te bejne qytetaret kur askush nuk leviz, madje vjedhja shumefishohet e sofistikohet si ne nje organizate kriminale?

Keta qe flasin kunder zemerimit te qytetareve, nuk jane jashte realitetit. Ata jane palaço te korruptuar qe ne Shqiperi kane gjetur parajsen dhe nuk duan te heqin dore nga perfitimet e jashteligjshme.

Njerez mos i degjoni. Asgje e dobishme nuk do ju vije nga ta. Vazhdoni rezistoni me te njejtat mjete, madje ta shtojme dozen e reagimit, qe te shpetojme vehten dhe Shqiperine nga hajduteria dhe ky takem ambasadoresh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco