Xhaferri: Veliaj një kryehajdut. Taulant Balla do e paguash personalisht gjakun e demokratëve

Xhaferri: Veliaj një kryehajdut. Taulant Balla do e paguash personalisht gjakun e demokratëve

20:17, 19/04/2024
A+ Aa A-

Besart Xhaferri, kreu i FRPD-së, duke folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, e cilësoi si protestë madhështore atë të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.

Xhaferri tha se ndërkombëtarët u shqetësuan për këtë protestë, ndërsa duhej të shqetësohen se si një kryehajdut nuk ikën nga zyra.

“Nëse doni të jeni me demokracinë, heshtni kur nuk flisni mirë, dhe flisni kur mendoni se do të thoni atë që duhet.

Qytetarët e këtij vendi do të çlirojnë atë institucion që është kapur nga një kryebashkiak që është kapur në vjedhje”, tha Xhaferri.

Sipas tij, çfarë do të bënin qytetarët e Brukselit, Berlinit do të kapnin duke vjedhur kryebashkiakun, si do të reagonin ato.

“Si ju duk trajtimi çnjerëzor që iu bë të rinjve sot nga zagarët e Taulant Ballës. Taulant Balla do të paguajë personalisht gjakun e demokratëve, sepse ata janë bij nënash dhe baballarësh. Dhe të lëshosh ti zagarë e laraska për ti dhunuar ato, do e paguash”, tha Xhaferri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco