Andi Bushati: Uroj që Fredi Beleri të zgjidhet eurodeputet!

Andi Bushati: Uroj që Fredi Beleri të zgjidhet eurodeputet!

22:41, 18/04/2024
A+ Aa A-

Andi Bushati ka folur për kandidimin e Fredi Belerit si eurodeputet për partinë greke Demokracia e Re. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se uron që Beleri të zgjidhet eurodeputet për të vendosur në dilemë edhe drejtësinë shqiptare. 

"Uroj që Beleri të zgjidhet eurodeputet. Ti vërë në dilemë këtë langaraqët e drejtësisë.

Ka një çështje, kush është personazhi Beleri dhe tjetër gjë çështja e SPAK dhe GJKKO, a bënë proces me prova apo të fabrikuar? Uroj të zgjidhet, do jetë e bukur.

Disa nga grekët e shohin si nacionalist. Të majtët nuk ndajnë të njëjtët pikëpamje me Belerin, por asnjeri me mend në kokë, as në Greqi dhe askund, nuk mund të jenë që kundërshtari politik të dënohet pa prova", tha Bushati. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco