SYRI TV/ Këlliçi publikon dokumentet e skemës korruptive: Kapllanaj i Veliajt biznes me shefin e policisë

20:57, 18/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këllici, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike ka vijuar të denoncoj abuzimet e drejtorëve të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në nje deklaratë për mediat Këlliçi ka nxjerrë dokumentet ku rezultojnë se familjarë të Drejtorit të Policisë Bashkiake Ermal Kapllani në ortakëri me familjarë të drejtuesit të Policisë së Shtetit Ferdinand Mara hapën biznes fruta Perimesh në tregjet e Tiranës.

Por ajo përvec korrupsionit dhe në kuadër të këtij biznesi, ata nuk kursyen dhunën dhe largimin nga rruga nëpërmjet dhunës të çdo të moshuare që konkurronte biznesin e drejtuesve të Policisë së Erion Veliajt dhe Policisë së Shtettit.

Ndërkohë që këllici tregon edhe skenen e kësaj vjedhje duke bërë krahasime me dosjen 5D, ku sipas anëtarëit të kryesise së PD, në këtë aferë shohim sesi vjehrri i Ermal Kapllanaj, nga profesioni i nderuar i axhustatorit me pagë 300 euro në një subjekt privat, gjen kohën dhe kapacitetet të bëhet biznesmen.

Këllici fton sërish të gjithë qytetarët e Tiranës, të bashkohen në protestën e se premtes ora 11:00 përpara Bashkisë Tiranë dhe të kërkojnë largimin e Erion Veliajt dhe Organizatës së tij të hajdutëve 5D nga zyrat e bashkisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco