Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

VIDEO/ Berisha: Rënia e Erion Veliajt do të thotë rrëzimi si domino i të gjithë pushtetit të kalbur të rilindjes me në krye Edi Ramën

20:49, 18/04/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar se rënia e Erion Veliajt do të thotë rrëzimi si domino i të gjithë pushtetit të kalbur të rilindjes me në krye Edi Ramën.

“Veliaj poshtëron shqiptarët kur i mashtron se ka mbjellë 1 milion pemë dhe ka vjedhë vlerën e 1 milion fidanëve pa i blerë dhe pa i mbjellë kurrë.

Veliaj i poshtëron shqiptarët kur vjedh qindra milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Mos harroni se Veliaj e ndryshoi praktikën e trajtimit të mbetjeve. Mos harroni se Veliaj falsifikoi firmat e Këshillit Bashkiak dhe të njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Tiranës për kompaninë Rama-Veliaj.

Erion Veliaj poshtëron shqiptarët se me modelin më monstruoz të vjedhjeve 100 përqind, të padëgjuar sot në Shqipëri, pasuron veten dhe shushunjat rreth tij”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, shpëtimi i bashkisë është rrëzimi i regjimit.

Rënia e Erion Veliajt do të thotë rrëzimi si domino i të gjithë pushtetit të kalbur të rilindjes me në krye Edi Ramën.

Por beteja e të premtes është një sprovë dinjiteti për shqiptarët, sepse të dashur miq, Erion Veliaj poshtëron shqiptarët, të gjallët, të vdekurit, ata që do të vijnë kur ndërton rrugë me shtatë herë çmimin e rrugëve që ndërtohen në Europë.

Veliaj poshtëron shqiptarët kur i mashtron se ka mbjellë 1 milion pemë dhe ka vjedhë vlerën e 1 milion fidanëve pa i blerë dhe pa i mbjellë kurrë.

Veliaj i poshtëron shqiptarët kur vjedh qindra milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Mos harroni se Veliaj e ndryshoi praktikën e trajtimit të mbetjeve. Mos harroni se Veliaj falsifikoi firmat e Këshillit Bashkiak dhe të njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Tiranës për kompaninë Rama-Veliaj.

Erion Veliaj poshtëron shqiptarët se me modelin më monstruoz të vjedhjeve 100 përqind, të padëgjuar sot në Shqipëri, pasuron veten dhe shushunjat rreth tij.

Të gjitha këto, gjithë ky poshtërim buron vetëm nga mllefi i këtij hajduti ndaj qytetarëve.

Hajduti gjithnjë e urren personin që e vjedh.

Ai u vjedh sepse, duke cituar vetë Veliajn, ju konsideron zdromsa.

E dëgjuat ju vetë se si Rilindsja e Edi Ramës, Olta Kushtetuta, me çfarë përbuzje u shpreh se më zbresin ata nga mali.

Për Edi Ramën dhe njerëzit e tij, shqiptarët janë qytetarët të dorës së dytë për t’u përçmuar, për t’u poshtëruar, për t’u neveritur.

Prandaj dhe i vjedhin, prandaj dhe i përbuzin, prandaj dhe i përzënë nga atdheu i tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco