Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

SYRI TV/ Dështon seanca paraprake për 'Sterilizimin', Gjykata pranon kërkesën e Ilir Beqajt

20:38, 18/04/2024
A+ Aa A-

GJKKO ka shtyrë vendimin për kalimin ose jo në gjykim të dosjes së Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri i shëndetësië Ilir Beqaj dhe 8 zyrtarë të tjerë. Shkak janë bërë polemikat në seancën paraprake, ku Ilir Beqaj ka kërkuar gjykatës, vënien të dispozicion të 602 fashikujve hetimore për dosjen në ngarkim të tij pa pagesë. Kërkesa e tij u pranua nga gjykata duke e urdhëruar SPAK vënien në dispozicion të fashikujve hetimor në mënyrë elektronike pa pagesë, duke i kursyer Beqaj 10 milion lekë që SPAK kërkonte në këmbim të dosjes. Seanca e radhës për kalimin e dosjes për gjykim ose jo, është caktuar të mbahet më 13 maj. Në përfundim të seancës, ish ministri Beqaj deklaroi se vendimi i gjykatës është i drejtë që rrëzoi sipas tij pengesën artificiale të akuzës për pengimin e leximit të dosjes duke vendosur pagesë.

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për aferën 100 mln euro me koncesionin sterilizimit, e dhënë nga ai gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Beqaj duket se është amnistuar nga SPAK me hetimin e tij në gjendje të lirë, ndërkohë për të njëjtën dosje, janë arrestuar ish zëvendës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pjesa tjetër anëtarë komisioni u hetuan në detyrim paraqitje ose arrest shtëpie. Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco