Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, Zhupa: Modeli juaj koncesioni, modeli jonë do jetë mbrojtja e ruajta për brezat e ardhshëm!

17:55, 18/04/2024
A+ Aa A-

Sot në ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend, solli shembujt e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në keto vite, nga Koncesioni i Butrintit që sot është në Gjykatë Kushtetuese, te Teatri Kombëtar, te plani për Amfiteatrin e Durrësit, te Bylisi, te monumentet e zhdukura dhe të ndërtuara sipër.

Zhupa u shpreh se PD do të fusë në ligj kur të vij në qeverisje konceptin e “ Vlerësimit të Impaktit në Trashëgimi”:

“Asnjë ndërhyrje nuk do bëhet pa bërë paraprakisht nga ekspertët raportin e Vlerësimit të Impaktit të Trashëgimisë, a prek konceptin historik të saj, a prek konceptin arkeologjik të saj! Ky do futet si detyrim ligjor dhe do jetë i detyrueshëm.

Është e pakonceptueshme që monumentet dhe sitet të jepen me koncesion duke i lënë në dorë privatit të vendosi mbi historinë, gjetjet, identitetin shqiptar. 

Në 100 vitet e ardhshme askush nga ne në sallë nuk do jetoj dhe me shumë mundësi s'do ketë ndonjë rëndësi për historinë, vetëm 1% do mbahet mend si tekst historie diku bardh diku zi, por trashegimia kulturore do jete aty qindra vite pas nesh.

Kemi detyrim per brezat e ardhshëm ta mbrojmë dhe ta ruajme me gjithë vlerat. 

Koncepti i koncesionit do zhduket nga trashëgimia kulturore dhe do jetë gjithmonë shteti përgjegjës për monumentet dhe sitet kulturore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco