Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

'SPAK lëviz nga protestat'/ Boçi: Do shkojmë para Kryeministrisë që Rama të shkojë para drejtësisë

'SPAK lëviz nga protestat'/ Boçi: Do shkojmë para Kryeministrisë që Rama të shkojë para drejtësisë

22:23, 01/05/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Luciano Boçi, deklaroi se opozita duhet të dalë në protestë para Kryeministrisë, “me qëllim që SPAK-u të stimulohet” dhe t’i drejtohet edhe atij që e quajti “njeriu i paprekshëm”. 

I ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, Boçi theksoi se 'testin opozita e ka kaluar, ajo ushtron presion dhe SPAK-u është i detyruar të hapë çështje penale'.

'Sot, të gjitha çështjet penale që ka SPAK-u janë për shkak të presionit të opozitës: inceneratori, sterilizimi dhe të tjera. Meqënëse kjo funksionon, niveli i protestës duhet të rritet, të dalë edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të stimulohet dhe të kapërcejë pengesat për të dalë aty ku të gjithë duam: të godasë korrupsionin dhe aferat”, tha Boçi.

Sipas deputetit demokrat, “përderisa SPAK-u nuk lëviz vetë dhe ka shenja që lëviz sipas protestës, pse jo, protesta të zhvendoset edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të drejtohet edhe te “njeriu i paprekshëm”. Sepse ai vendos dhe përcakton gjithçka që ndodh. Të goditet pra ai person që rregullon të gjithë këmbët e oktapodit sepse ka menaxhim të tipit mafioz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco