Teliti: Me 30 mln eurot e grabitura nga ‘5D’ e Veliajt do ishin ndërtuar 1200 banesa sociale

Teliti: Me 30 mln eurot e grabitura nga ‘5D’ e Veliajt do ishin ndërtuar 1200 banesa sociale

16:07, 18/04/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe familjeve të pastreha të Kryeqytetit, që mashtrohen prej vitesh për tu sistemuar në banesat sociale të protestojnë kundër braktisjes, vjedhjeve dhe abuzimeve të parave të buxhetit, nesër e premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Teliti shkruan se taksa 30 milionë euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale.

“Janë me mijëra familje të cilat presin strehimin e premtuar por kurrë të realizuar.

Janë me mijëra fëmijë të cilët mësimet e tyre i bëjnë në kushte skandaloze, në të ftohtë apo edhe duke u pikuar uji i shiut nga tavani mbi librat dhe fletoret e tyre të shkollës.

Janë me mijëra të moshuar, jeta e të cilëve shkurtohet cdo ditë e më shumë sepse jetojnë në kushte jashtë cdo standarti normal jeteseje”, shkruan Teliti.

Postimi nga Dorjan Teliti

Taksa 30 milionë euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale.

👉Janë me mijëra familje të cilat presin strehimin e premtuar por kurrë të realizuar.

👉Janë me mijëra fëmijë të cilët mësimet e tyre i bëjnë në kushte skandaloze, në të ftohtë apo edhe duke u pikuar uji i shiut nga tavani mbi librat dhe fletoret e tyre të shkollës.

👉Janë me mijëra të moshuar, jeta e të cilëve shkurtohet cdo ditë e më shumë sepse jetojnë në kushte jashtë cdo standarti normal jeteseje.

👉Janë me mijëra ciftet e reja të cilat nuk guxojnë dot të nisin një jetesë bashkëshortore, sepse nuk kanë as lekët për të paguar qiratë e rritura ndjeshëm këto vite, e jo më të blejnë shtëpi.

❌Dhe kjo sepse ekipi drejtues i Bashkisë së Tiranës, në vend që të mendonte të ndërtonte banesa sociale për shtresat që kanë nevojë, mendonte si e si të gllabëronte miliona e miliona euro me procedura të sajuara e të kopsitura që në fillesë.

🆘Nëse s'do kishim 5D  që gllabëronte 30 milionë euro, me ato para do mund të ndërtonim plot 1200 apartamente për nevojtarët e qytetit tonë. 

🔷Ndaj, i bëj thirrje cdokujt, të strehë apo të pastrehë të Kryeqytetit tonë, ngrihuni dhe reagoni. ⏰Bashkë të gjithë, nesër ora 11.00, para Bashkisë Tiranë për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut që nuk di se c'janë banesat sociale e nevojat e qytetit e qytetarëve. 

#OSotOKurrë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco