Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Veliaj vendos shembjen e banesave te ish-Restorant Durrësi, Këlliçi: Të premten kundër grupit kriminal ‘5D’

Veliaj vendos shembjen e banesave te ish-Restorant Durrësi, Këlliçi: Të premten kundër grupit kriminal ‘5D’

19:14, 17/04/2024
A+ Aa A-

Banorët e zonës së njohur si ish-restorant Durrësi janë njoftuar pak ditë më parë për shembjen e banesave të tyre. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i kontrolluar nga Erion Veliaj, ndërsa shkak për këtë vendim janë dëmet nga tërmeti i 2019.

Duket se Veliaj është kujtuar 5 vjet nga ky tërmet për të realizuar shembjen e rradhës në Tiranë, duke synuar kështu grabitjen e pronave të qytetarëve. Sigurisht në zonën ku janë banesat do të ndërtohet, një skemë e aplikuar edhe në rastet e 5 Majit, Myslym Ketës, Kombinatit, Unazës së Re, Laprakës,  etj.

Belind Këlliçi është takuar me banorët e kësaj zone, të cilët as nuk janë kontaktuar nga Bashkia e Veliajt, por janë njoftuar me afishe të ngjitura në shkallët e pallatit.

“Kjo është një arsye më shumë për të protestuar të premte, ora 11:00, kundër pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj”, u shpreh Këlliçi.

Postimi nga Belind Këlliçi

Me banorët e ish Restorant “Durrësit”, të cilët befas janë njoftuar pak ditë më parë, se Këshilli Bashkiak Tiranë, ka marë vendim për tu prishur banesat, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019…

Deri më sot, pothuaj 5 vite pas tërmetit, këta banorë nuk i ka kontaktuar askush. Askush nuk i ka dhënë informacion për këtë vendimarrje dhe ende nuk kanë asnjë kontakt nga Bashkia Tiranë, përveç një njoftimi të ngjitur në hyrjet e pallateve të tyre…

Internimi modern dhe shpërngulja me dhunë nga banesa, janë metoda të cilat kryebashkiaku tashmë i ka bërë praktika normale për vite me rradhë. Të njëjtën grabitje dhe padrejtësi e kanë vuajtur në kurriz dhe banorët e 5 Majit, Myslym Ketës, Kombinatit, Laprakës, Unazës së Re, etj.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar të premte, ora 11:00, kundër pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco