Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

‘Koalicionet, vota e emigrantëve dhe depolitizimi’/ Gerta Meta ngreh shqetësimet për zgjedhjet e 2025-sës

18:36, 17/04/2024
A+ Aa A-

Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, e ftuar në Task Force në SYRI TV, ka folur për dialogun politik mbi ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Meta ka theksuar se disa prej problematikave kryesore të reformës zgjedhore janë koalicionet, vota e emigrantëve, si dhe depolitizimi janë çështjet që mund të zgjidhen nëse palët politike bien dakord.

Meta: Flitet për koalicionet, a do rikthehen? Thirrja ime dhe e organizatës që përfaqësoj, të bien parimisht dakord, të dalin eksponetët e liderëve që delgojnë dhe të thonë kemi 5 pika që ne kemi rënë dakord ‘burrash’.

Nëse janë gjëra që bëhen, do votojnë në 2025 emigrantët ose shqiptarët që jetojnë jashtë terrotirt shqiptar? Nëse palët bien dakord është e mundur. Diskutojini dhe dilni para njerëzve dhe thuajini që për këto tre gjëra ju premtojmë që do ti bëjmë.

Depolitizimi, partitë e vogla nuk e duan dhe thonë jo, nuk i besojnë administratës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco