‘Policia përplaset me qytetarët’/ Bardhi: S'lejojnë këshilltarët të futen në godinë! Po mbrojnë paligjshmërinë

19:03, 30/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar policinë se po pengon këshilltarët bashkiakë të opozitës që të futen në zyrat e tyre.

Në një prononcim për mediat, Bardhi i bëri thirrje drejtuesve të policisë që të tërheqin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët.

'Policia nuk lejon këshilltarët bashkiak të futen në godinë në zyrat e tyre, dhunon qytetarët dhe kjo ka sjellë atë situatë që ju patë. Janë tërësisht në paligjshëmri, po mbrojnë paligjshmërinë, sillen në paligjshmëri. Drejtorit të policisë i thash të tërhiqte forcat e rendit nga përplasja me qytetarët', u shpreh Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco