Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Votimi i Asamblesë së KiE për Kosovën, Balliu: Një ditë historike për Kosovën me po aq peshë sa liria e pavarësia

Votimi i Asamblesë së KiE për Kosovën, Balliu: Një ditë historike për Kosovën me po aq peshë sa liria e pavarësia

21:50, 16/04/2024
A+ Aa A-

Koordinatori i selisë blu për Rajonin e Tiranës, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës që votoi pro anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

“Kjo ështe një ditë historike për Kosoven me po aq peshë e rëndësi sa liria e pavarësia e saj” shkruan Balliu.

Postimi i plotë:

Sot ,ditë historike për Kosoven, po aq sa liria dhe pavarësia e saj.

Sot Asambleja Kombëtare e Këshillit të Europës, votoi me mbi dy të tretat e saj antarësimin e Kosovës ne KiE.Kjo ështe një ditë historike për Kosoven me po aq peshë e rëndësi sa liria e pavarësia e saj.

Ështe realizimi i ëndrrës së djemve dhe vajzave të Kosoves që derdhen gjakun për të, për një Kosovë të lirë, por dhe një Kosove që qëndron me dinjitet mes kombeve të lira të Europës.

Ky vendim i KiE duket si dora e zotit ne këtë klimë, ku kryeministri i Shqipërisë i është larguar Kosovës dhe kujdesit per të duke e zëvendësuar me nje dashuri kriminale per Vuçiç e ndonjë udhëheqës europian që rri si fole sigurie per Serbinë.

Sigurisht që kjo është një disfatë e jashtëzakondshne edhe për milionat që harxhon Serbia në lobingjet anti Kosovë e anti Shqipëri dhe e urithave të saj që punojnë kudo ekraneve apo burmave elektronike të medias.

Kjo ngjarje e madhe tregon që qeveria e Kosovës dhe presidenca e saj jetojnë e punojnë në themelin e të ardhmes euroatlantike të Kosovës nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Gëzuar Kosovë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco