Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Pano: Çlirimi i Shqipërisë të fillojë nga Tirana, nesër të mblidhemi te Bashkia e Tiranës

VIDEO/ Pano: Çlirimi i Shqipërisë të fillojë nga Tirana, nesër të mblidhemi te Bashkia e Tiranës

20:11, 29/04/2024
A+ Aa A-

Jonathan Pano, anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se vijojnë pagesat 80 mijë euro çdo ditë për inceneratorin fantazëm të Tiranës.

Pano tha se ajo që po kërkon opozita në Këshillin Bashkiak është që Erion Veliaj të paraqitet dhe të japë llogari, qoftë për aferën e inceneratorit që janë zhdukur 130 mln euro edhe për ‘5D’ që janë graitur 30 mln euro.

Pano tha se këto mund të jetë shuma që për Veliajn dhe shumë të tjerë nga regjimi mund të konsiderohen si para xhepi, por janë taksat e qytetarëve që janë grabitur.

“Do të kërkojmë të drejtat tona deri në fund, le të fillojë çlirimi i Shqipërisë nga Tirana, ndaj nesër në orën 16:30 të jemi aty para Bashkisë”, tha Pano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco