Alibashët vijojnë të mbështesin kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj

Alibashët vijojnë të mbështesin kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj

14:55, 16/05/2024
A+ Aa A-

Lulzim Basha është rreshtuar qartësish në mbështetje të bandës së Erion Veliaj për aferën e vjedhjes së miliona eurove të qytetarëve të Tiranës në dosjen “5D’, ose pesë drejtorët e bashkisë Tiranë, siç njihen ndryshe.

Për të kamufluar mbështetjen e tyrë ndaj kryehajdutit të Tiranës, Basha dhe deputetët e tij kanë gjetur një alibi të tipit, “po presim hetimet”. Kur ndërkohë dihet fare mirë se drejtësia është mashë në duart e pushetit, pengmarrësit e simboleve të PD po mbrojnë hajdutërinë me argumenta banale.

Këtë gjë ka bërë edhe Enkeljed Alibeaj, i cili para hyrjes në senacë plenare ka justifikuar bështetjen për Veliajn me argumentin e pritjes së përfundimit të hetimeve.

Pas deklaratave se nuk duhet që qytetarët të protestojnë kundër vjedhjeve në bashkinë Tiranë, siç është inceneratori dhe afera “5D”, Aleanca për Teatrin dhe qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Veliaj për t’i hapur rrugë një hetimi të drejtë dhe të paanshëm, por duket se Alibeaj dhe Basha nuk duan që Veliaj të lëvizë nga bashkia, port ë vijojë vjedhjet aty.

“Qëndrimi ynë, është mbështetja e SPAK. Ata drejtorë janë atje për shkak të veprimtarisë së SPAK. Mbështetja më e sinqertë është ndaj SPAK. Mbështetja me financa, me burime njezore. Kjo është mënyra më e mirë që kemi zgjedhur këtë rast.

Sjellja e vetme që duhet të mbajmë është të mbështesim SPAK. Çdo lëvizje tjetër, sidomos ajo për të rimarrë reformën në drejtësi, është lëvizja e fundit që Rama do të bëjë për të asfiksuar SPAK”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco