Rama me Vuçiçin takohet qafë më qafë, Kurtit i zgjat dorën shtirë

Rama me Vuçiçin takohet qafë më qafë, Kurtit i zgjat dorën shtirë

15:17, 16/05/2024
A+ Aa A-

Që Edi Rama ndihet vëlla me Aleksandër Vuçiçin, kjo gjë është e ditur, pasi e ka thkesuar edhe vetë në disa raste, por mania e tij është të tregojë superioritet ndaj kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti.

Këtë gjë ka bërë Rama sot gjatë Samitit të Kotorit në Malin e Zi, ku morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një fotot që po qarkullon nëpër media shihe momenti teksa Albin Kurti detyrohet të ulet t’i japë dorën Edi Ramës, i cili rri shtrirë në një kolltuk dhe nuk lëviz vendit.

Kjo foto e përshkruan më mirë se çdo gjë patriotizmin e gënjeshtërt të Ramës, i cili edhe gjatë këtij Sami kë bërë shoë duke thënë se jemi më shumë shqiptarë në Samit, duke patur parasysh veten kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe Albin Kurtin.

Deklarata të tilla populistë Rama i përdor vetëm për tituj lajmesh, ndërsa rehatinë dhe vellazërinë e vërtetë e shfaq për serbët.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco