Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

E papritur/ Julian Hoxhaj i ‘Plug’ nxjerr prova të reja për aferën e inceneratorëve, fundos Veliajn

19:11, 29/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari  i emisionit ‘Plug’ Julian Hoxhaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv sa sjellë prova të reja në lidhje me përfshirjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.

“Në dosjen e inceneratorit të Tiranës nuk u përfshi asnjëherë Erion Veliaj, sikur ndodhi me kreun e SPAK Altin Dumani që tek dosja e Arben Ahmetajt e ka përmendur rreth 11 herë Erion Veliajn si shtetas, pa asnjë ngarkesë institucionale.

Erion Veliaj në fillimet e koncensionit u soll si autoritet kontraktor, atë që ai e ka mohuar gjatë gjithë kohës. Veliaj ishte pala e interesuar direkte dhe këtë ai na e ka konfirmuar me deklarata të ndryshme.

Ajo që është e rëndësishme është shkresa që postoi sot zoti Këlliçi e vitit 2017, e fismosur nga Erion Veliaj, ajo shkresë që i jep Veliajt garanci të palëkundura ndaj autoritetit kontraktor në atë kohë – ministrisë së mjedisit.  Tek këto garanci i jepej edhe për pjesën e buxhetit dhe për pjesën e buxhetit këtu ka shkelur Veliaj ligjin për pushtetin lokal sepse Erion Veliaj nuk mund të dilte mbi këshillin bashkiak për të dhënë garanci për një projekt që kërkonte angazhimin financiar të Bashkisë së Tiranës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco