VIDEO/ Çupi: Pronat shtetërore po privatizohen për të shpërblyer miqtë e Ramës

16:48, 16/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar projektligjin e sjellë në parlament nga mazhoranca sa i përket privatizimit të pronave private ishte deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Çupi është shprehur se projektligji i sjellë në parlament sa takon privatizimit të pronave shtetërore ka si qëllim pajisjen me prona shtetërore njerëzit e pushtetit.

"Projektligji konsiton në ndryshimin e aktit normativ të miratuar në vitin 2008 dhe aktet normative rregullohen me nenin 101 të Kushtetutës ku dalin për një rast të veçantë dhe që kanë vetëm një fokus të tyre.

Fakti që ky akt normativ nuk ka ndryshuar gjatë qeverisjes së PD do të thotë që kishte dalë për një qëllim po e kryente qëllimin sa i takon privatizimeve në atë kohë.

Pas vitit 2013 ky akt normativ ka ndryshuar disa herë dhe është në shkelej me nenin e kushtetutës. Mjafton të ju tregoj që ky akt normativ është ndryshuar për të përcaktuar ministrinë  e linjës dhe në parlament janë propozuar amendamente nga deputetë socialist.

Çdo njeri e  kupton që këto amendamente janë urdhra nga kryeministri për të pajisur me privatizime dhe prona shtetërore klientë të qeverisjes dhe kam parë gjatë këtyre ditëve që Shalsi ka theksuar se janë dy ose tre raste që kjo situatë nuk është zgjidhur nga ligji. Është propozuar dispozita ku prona private mund të zëvendësohet me pronë shtetërore, është propozuar ku të njihet e drejta e subjekteve private të cilat janë pajisur me një leje zhvillimore të ndërtojnë ose shembin prona shtetërore dhe janë jashtëzakonisht korruptive dhe klienteliste këto dispozita."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco