Lajmi i fundit

VIDEO e vetëdorëzimit/ Vrau policin në Fier, Mërnicën e çojnë në polici të afërmit

VIDEO/ Meta: Duhet të kalojmë në veprime, kush nuk lëviz ndryshket

VIDEO/ Meta: Duhet të kalojmë në veprime, kush nuk lëviz ndryshket

19:19, 29/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, tha se programi i PL është ai që ndihmon shqiptarët.

Meta tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

 “Duhet të kalojmë në veprime”, tha Meta, duke njoftuar se nesër do mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

 “Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha ai.

Meta tha se kjo forcë politike do të jetë vazhdimisht e hapur ndaj qytetarëve, ndërsa u shpreh se duhet të kemi parasysh shprehjen “kush nuk lëviz, ndryshket”.

Presidenti i PL-së tha se Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton, ndaj dhe theksoi se duhet të kthehemi në një forcë të hekurt në opozitarizëm.

“Shqiptarët presin vendime, ekzekutimin e tyre sa më shpejt, sepse kemi një situatë alarmante”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco