'Kuvendi, puçist i Kushtetutës’/ Zhupa: Nga investigimi i Rai3 janë zbuluar aferat e qeverisë

'Kuvendi, puçist i Kushtetutës’/ Zhupa: Nga investigimi i Rai3 janë zbuluar aferat e qeverisë

20:13, 29/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se Kuvendi ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ndërsa iu drejtua Spiropalit duke thënë se kjo e fundit mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë të mos pranojnë kërkesën për një seancë diskutimi ne komision.

Në seancën e sotme, duke iu referua dokumentarit investigativ të RAI3, Zhupa theksoi se nuk janë baltosur shqiptarët, por janë zbuluar afera të qeverisë.

Zhupa: Ky Kuvend ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ku çdo gjë bëni përveç Kushtetutës që nuk e njihni, Zonja Spiropali mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë që janë mësuar të nëpërkëmbur duke thënë se nuk do pranoni kërkesën për të bërë një seancë diskutimi për lirinë e medias në diskutim nga deputetja e opozitës. Për gjuhën që përdor Rama me mediat në vend që e ka shtrirë dhe në Itali tani.

Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera. Si mund të mos vijë Alfred Peza në komisionin hetimor, drejtori i RTHS dërgon email dhe thotë nuk kam qejf të vij. Del Skënder Gjinushi dhe thotë pse të na auditojë KLSH ne. Ju ka juve model, bëni ligj me porosi për të, normal që ndihet mbret aty. Keni harruar se keni përballë një opozitë që do ju ndjekë dhe do mbrojë interesin publik të shqiptarëve me çdo kusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco