Edhe Shehu ia përplas Ramës njësoj, anashkalon Elisën dhe thërret: Zoti Kryeministër në arrati!

Edhe Shehu ia përplas Ramës njësoj, anashkalon Elisën dhe thërret: Zoti Kryeministër në arrati!

11:43, 16/05/2024
A+ Aa A-

Miratimi i një rezolute në mbështetje të qeverisë së Kosovës, i shmangur prej vitesh nga Kryeministri Edi Rama, u kërkua me ngulm edhe sot në Kuvend nga deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili pa, tek mosardhja e kryeministrit sot në interpelancë për këtë çështje, shmangien e qëllimshme të tij nga kjo çështje.

Ashtu sikurse Rama u përpoq ta injoronte çështjen dhe kërkesën duke caktuar ministren Elisa Spiropali t’i përgjigje Shehut, edhe deputeti i PD-së ia ktheu me të njëjtën monedhës.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehu iu drejtua Ramës kudo ku ishte jashtë vendit me fjalët: “Zoti Kryeministër në arrati! Zoti Kryeministër në mungesë!”

“Të nderuar kolegë! Zoti Kryeministër në arrati!  Së pari dëshiroj të shpreh edhe njëherë keqardhjen time për mosmarrjen pjesë të kryeministrit në këtë interpelancë, të cilit do të vazhdoj t’i drejtohem sot, - e nisi Shehu replikën e parë.

“Është e kotë të bluajmë teatër sepse më duket tejet e rëndësishme në disa plane aktuale dhe me problemet që po kalon rajoni ynë, me rigjallërimin dhe vënien në lëvizje të mekanizmave që po tentojnë të aktivizojnë realisht, teoritë dhe metodat agresive ultranacionaliste. Dhe në fakt këto metoda nuk vdiqën asnjëherë, vetëm u tkurr nga reagimi i fortë në rajon dhe veçanërisht nga ndërhyrja e NATO-së.”

Pas përgjigjes nga përfaqësuesja e Ramës, Elisa Spiropali, Tritan Shehu replikoi për herë të dytë sërish nga foltorja me këto fjalë:

“Zoti kryeministër në mungesë! E mora mesazhin tuaj dhe jam thellësisht i shqetësuar sepse u vërtetua ajo që kam thënë, që mendoja dhe prisja: mungesa e vullnetit tuaj për të bërë diçka të dobishme në këtë drejtim. Ju fshiheni pas rezolutës së OKB apo vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Po para se të shkojmë aty, duhet të bëjmë ne rezolutën tonë KËTU!

Ne këtë kemi kërkuar, që ta bëjmë ne rezoltutën në parlamentin shqiptar, ne të bashkëpunojmë me qeverinë e Kosovës për një dosje shumë të vështirë shumë të gjErë dhe pastaj ta ndihmojmë, ta çojmë Kosovën para organizatave ndërkombëtare,” nënvizoi Shehu në vazhdim./ar.sh/SYR.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco