Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Berisha: Triumfi i opozitës është triumfi i shqiptarëve me dyfishim të rrogave dhe pensioneve. Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen dot.

Berisha: Triumfi i opozitës është triumfi i shqiptarëve me dyfishim të rrogave dhe pensioneve. Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen dot.

20:25, 29/04/2024
A+ Aa A-

Duke folur në tubimin qytetar, lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se triumfi i opozitës është triumfi i shqiptarëve.

Sipas Berisha, shqiptarët me ardhjen e opozitës në pushtet do të përfitojnë dyfishim të rrogave dhe pensioneve.

‘Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen dot’, tha deklaroi kryedemokrati Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Triumfin e opozitës ndaj së keqes!

Triumfi i opozitës është triumfi i shqiptarëve me dyfishim të rrogave. Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen dot.

Nuk do ketë më shpenzime të papritura që i dëshpërojnë qytetarët.

Nuk do ketë më kursime në shportën e ushqimeve apo lista borxhesh në dyqane, për bukë dhe ushqime.

Jo, kurrë më!

Shqiptari do paguhet, aq sa muajin do ta jetoj me gjithë të mirat e merituara.

Sepse Partia Demokratike nuk do i kthejë paratë e tyre në hotele luksoze të qeveritarëve të pangopur.

Nuk do i zhdukë paratë e tyre në vrimat e zeza të llogarive offshore.

Nuk do ndërtojë rrugë me 20-30 milionë euro kilometri.

Nuk do ndërtojë shkolla me 10-fishin e çmimeve të BE.

Jo dhe Jo!

Paratë e qytetarëve do të kthehen në rrugë, shkolla, në të mira, shërbime, por mbi të gjitha në rruga siç u kthyen atëherë kur u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, por rrogat u dyfishuan.

Në horizontin përpara, unë shoh triumf.

Triumfin e çdo pensionisti me dyfishim dhe më shumë të pensioneve. Nuk do ketë më drama. Nuk do ketë më moshë të tretë, që ndahet para kohe nga kjo botë sepse nuk siguron dot ilaçe.

Nuk do ketë më të sëmurë të cilët mjekohen muaj e muaj me ilaçe të tjera dhe jo me ato që u duhen.

Triumfi i opozitës do jetë triumfi i rinisë, triumfi i arsimit, triumfi i shëndetësisë.

Por mbi të gjitha, triumfi i Shqipërisë. Duke ndaluar shpopullimin. Duke i hyrë punës fuqishëm, për të kompensuar këtë dekadë të humbur, më e egra në shpopullim në dekada dhe shekuj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco