Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Deputetja e PD-Xhaçkës: Keni ndërtuar bujtina dhe privatizuar llixhat në Kolonjë!

Deputetja e PD-Xhaçkës: Keni ndërtuar bujtina dhe privatizuar llixhat në Kolonjë!

20:02, 29/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti ka akuzuar kolegen e saj socialiste, Olta Xhaçka se kanë privatizuar llixhat e Kolonjës dhe kanë ndërtuar bujtina private.

Nga foltorja e Kuvendit, Koti u shpreh se pasuritë e zonës së Ersekës nuk po përdoren për qytetarët, por për qeveritarët.

Si përgjigje deputetja Xhaçka tha se këto nuk janë të vërteta, duke theksuar se “të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi”.

Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që përpiqen të mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja  e PS, zonja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës dhe unë e shoh që Erseka varfërohet sa herë shkoj atje.

Edhe rruga Korçë-Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por të përfitojnë këta qeveritare si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco