VIDEO/ Mehdi Malkaj: Jemi në një diktaturë perverse, ngrihuni e reagoni…

20:17, 29/04/2024
A+ Aa A-

Aktori i njohur Mehdi Malkaj tha se është një njeri që urren diktaturën, ndaj dhe proteston.

“Ne jemi në një diktaturë perverse, kemi kaluar diktaturat naziste, fashiste dhe atë komuniste që ishte një llahtar.

Ne nuk kemi hequr asnjë diktator, ose kanë vdekur ose kanë ikur vetë. Ne edhe një që hoqëm, hoqëm bronxin se ishte i vdekur”, tha Malkaj.

Aktori tha se duhet të heqim nga fjalori shprehjen ‘çmë duhet mua. E dini ju se me këtë perversin nuk do të mbetet asnjë çik atdhe, sepse ky e ka shitur. Nesër në orën 16:30 të gjithë te Bashkia e Tiranës, merrini njerëzit me vete”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco