VIDEO/ Anëtari i FRPD: Të nxjerrim nga zyra e Kryebashkiakut, hajdutin Erion Veliaj

VIDEO/ Anëtari i FRPD: Të nxjerrim nga zyra e Kryebashkiakut, hajdutin Erion Veliaj

20:05, 29/04/2024
A+ Aa A-

Zejdi Bushati, anëtar i FRPD, duke marrë fjalën në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se nuk jemi ne bijtë e atyre prindërve që u çuan në 1990 dhe rrëzuan diktaturën.

“Brezi i prindërve tanë e kreu detyrën e tij, tani i përket të rinjve të dalin kundër këtij regjimi, kundër politikave anti-kombëtare që po shpopullojnë vendin, kundër hajdutëve që po grabisin shqiptarët dita ditës”, tha Bushati.

Ai i bëri thirrje të rinjve që ti bashkohen protestës që do të mbahet të martën në orën 16:30 para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar flakjen nga zyra e Kryebashkiakut të hajdutit Erion Veliaj.

Ai tha se të rinjtë nuk ka pse të tremben nga policia e regjimit, e cila mbron hajdutët dhe i shërben narko-shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco