Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xhaferri: SKANDAL, Tirana Zyrtare nuk lobon për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!

Xhaferri: SKANDAL, Tirana Zyrtare nuk lobon për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!

14:24, 16/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Aleksandër Vuçiç dhe makineria diplomatike serbe prej javësh kanë nisur lobimet dhe kërcënimet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg  pasditen e kësaj të marte. 

Fjala është për votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Për këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovë, ajo që bie ne sy është heshtja tinëzare dhe tradhtare e Tiranës Zyrtare. 

Kryeministri ynë që bën apel dhe pretendon ndërmjetësimin e konfliktit Rusi-Ukrainë, apo Izrael- Palestinë, ka zgjedhur të heshtë për këtë çështje, duke dëshmuar se është një vasal u ulët i Aleksandër Vuçiçit. 

Kjo heshtje e Tiranës zyrtare njollos Shtetin Shqiptar, për të cilin Kosova duhet të jetë yll polar në çështjet diplomatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco