Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

VIDEO/ Alba Kepi: Veliaj në SPAK prej denoncimeve e presioneve të opozitës

19:11, 29/04/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi, njëkohësisht edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alba Kepi e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, gjatë komentit të saj në lidhje me thirrjen e Erion Veliajt në SPAK, u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të presionit të ushtruar nga opozita.

‘Shkuarja e Veliajt në SPAK është si ajo vetëdorëheqja e ministrave, e drejtorëve të cilët thonë se u vetëdorëhoq për arsye personale.

Unë i mëshoj protestës së opozitës dhe mendoj se thirrja në SPAK ndodh nesër, është pikërisht nga gjithçka që ka bërë Belind Këlliçi me ekspertët e PD-së, të gjithë gazetarët që kanë punuar në këto 4 vite për të sjellë dosje dhe dokumente që plotësojnë një aferë skandaloze të vjedhjes çdo ditë të qytetarëve.

Protestat që ka bërë opozita dhe qytetarët e Tiranës, përballë bashkisë dhe autogoli i diplomatëve të huaj duke treguar gishtin tek qytetarët bëri që të tërhiqej vëmendja edhe tek ata që janë përgjegjësit e reformës në drejtësi dhe për të kuptuar se këtu diçka po luhet dhe ka diçka që nuk shkon.

Uron që nesër Veliajt të shkojë në SPAK dhe të mos luhet më me këtë popull që të bëhet sikur, por nesër të merren dhe të vihen para përgjegjësisë si prokurori i çështjes dhe të niset një proces ashtu siç duhet’, tha gjatë diskutimit të saj gazetarja Alba Kepi, në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco