SYRI TV/ Skema, Këlliçi: Milionat e tenderave u investuan në hotele

17:17, 01/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka zbardhur skemën se si milionat e vjedhura nga Bashkia e Tiranës janë investuar në hotele luksoze në Dhërmi dhe bregdetin e Durrës.

Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë këtë skemë si grup i strukturuar kriminal, ndërsa denoncoi se vjedhjet janë shtrirë edhe jashtë Bashkisë së Tiranës, ku në Bashkinë e Matit po i njëjti grup ka marrë tender 3. 1 milionë euro, që më pas së bashku me vëllain e kryebashkiakut Agron Malaj investuan në hotelin në Dhërmi.

SYRI TV

Anëtari  i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër skemë korruptive që kanë përdorur drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët milona euro të vjedhura i kanë investuar në hotele luksoze në bregdetin e Dhërmiut dhe në atë të Durrësit.

Nga selia blu, Këlliçi zbardhi skemën se si vartësit e Redi Mollës, ish drejtorit të UKT sëbashku me vëllain e kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, kanë ndërtuar hotelin La Brisa me një vlerë 1.5 milion euro

Belind Këlliçi bëri me dije se vjedhjet janë shtrirë edhe Jashtë Bashkisë së Tiranës, ku në Bashkinë e Matit po I njënjti grup ka marrë një tender 3.1 milionë euro për Ujësjellësin në Burrel. 

Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë skemë korruptive.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco