Berisha: Veliaj, ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin 5 drejtorët hajdutë. Ka marrë për vete pjesën e luanit

Berisha: Veliaj, ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin 5 drejtorët hajdutë. Ka marrë për vete pjesën e luanit

20:04, 28/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se Erion Veliaj kishte dijeni për çdo tender që fitonin drejtorët e tij hajdutë në Bashkinë e Tiranës. Berisha tha se Veliaj ka marrë pjesën e luanit, pasi është kryehajduti  i tyre, që hyn e del në zyrë, pa i hyrë gjemb në këmbë.

“Por edhe dy fjalë do them për këta të famshmit 5D, pesë drejtorë hajdutë.

Secili prej tyre, do të më falni për shprehjen, por përfaqëson një maskara njeri, një hajdut të shpifur, të neveritshëm.

Por miqtë e mi, kryehajduti i tyre, hyn dhe del në zyrë, pa i hyrë gjemba në këmbë.

Dhe ai është Erion Veliaj.

Dhe ai është Erion Veliaj, i cili ka ditur gjithçka për aferat e tyre. Ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin.

Ka marrë për vete pjesën e luanit nga ato tendera.

Dumanit kanë edhe aplikacionin e veçantë me të cilin komunikonin vetëm me Velinë kjo bandë e shpifur që vidhnin paratë e qytetarëve të Tiranës në emër të tij”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco