VIDEO-Arrestimi i Goros/ Abilekaj: Farsë e trashë e SPAK, pse nuk hetohen Rama e Xhaçka

16:42, 27/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj në një intervistë për Syri TV, duke komentuar arrestimin e Jorgo Goros, kryebashkiakut të Himarës, tashmë i dorëhequr, tha se Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive në rastin e shpalljes investitor strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

Abilekaj tha se dosja ka pasur shkelje ligjore të qarta dhe SPAK nuk është nisur fare për të hetuar çështjen, për të gjetur se kush është fajtori, dhe mbylli çështjen duke arrestuar Jorgo Goron.

“Kryebashkiaku i Himarës nuk e ka bërë për korrupsion, por i urdhëruar, i detyruar dhe ata që e kanë urdhëruar nuk janë. Çdo dokument është firmosur menjëherë megjithëse pronari legjitim i tokës, Bonjaku, kishte bërë kallëzim penal, dhe prokuroria e ka mbyllur çështjen.

Kë ka hetuar SPAK, e ka pyetur prokuroria special ndonjë këshilltar të Kryeministrit, nuk po them Kryeministrin se atje shkojnë për të marrë urdhëra jo për të hetuar. Mendoj se është një farsë e trashë e SPAK, që tregon se është i gatshëm për t’I shërbyer Kryeministrit, mafies së pronave.

Është një aferë ku janë përfshirë nga Kryeministri e me rradhë, ndërsa Goro është i fundit në këtë process”, tha Abilekaj.

Ai tha se Olta Xhaçka ka qenë në konflikt të pastër interesi në vendimin për shpalljen e bashkëshortit të saj investitor strategjik. Abilekaj tha se nuk kemi të bëjmë me një gabim, por me një bandë kriminale që synon të marrë pronat gjatë bregdetit.

"Xhaçka është mbrojtur nga Rama, madje ky i fundit e ka shpallur investitor strategjik para se zyrtarisht të merrte vendimin dhe ai të gjente tokat", tha Abilekaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco