VIDEO/ Këlliçi: Veliaj e Rama vinin me banditë e bastardë, inceneratori fantazëm po vjedh çdo ditë qytetarët

16:45, 26/03/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, gjatë takimit me demokratët në Kavajë, tha se ky qytet i dha mësimin e duhur bandës elektorale të drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“I kemi të freskëta në memorie kur Erion Veliaj vinte me bastardë, me kriminelë, por ju të gjithë mbrojtët votat, mbrojtët të ardhmen”, iu drejtua Këlliçi të pranishmëve.

Ai tha se PD do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pikërisht për të shpëtuar shqiptarët nga regjimi i bandave të Ramës.

“Propozimi i parë është ai i rritjes së pensioneve brenda mandatit të parë qeverisës. Programi i PD-së ka në fokus qytetarin”, tha Këlliçi.

Duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, ai tha se ai nuk po vjedh vetëm qytetarët e kryeqytetit, por edhe ata të Kavajës.

“E kuptoni se ç’kanë bërë me paratë tona? 130 mln euro janë dhënë për një incinerator fantazëm. Vetëm sot denoncuam që 1.6 mln euro janë dhënë për një agjensi udhëtimesh, për të prerë bileta udhëtimesh”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco