SYRI TV/ Lagjja '5 Maji' në Elbasan mes plehrave, banorët: Bashkia nuk e dëgjon ankesën tonë!

14:19, 26/03/2024
A+ Aa A-

Banorët e lagjes "5 Maji" në Elbasan i kërkojnë bashkisë që të ndërhyjë për pastrimin e zonës ku ata jetojnë. Banorët shprehen se plehrat anash përroit prej kohësh nuk hiqen, dhe ato janë një burim infeksioni dhe sëmundjesh e sidomos për fëmijët që shkojnë çdo ditë në shkollë

Nga SYRI TV

Lagjja “5 Maji” në zonën e Rrapishtës në Elbasan është një burim infeksioni dhe sëmundjesh për banorët që jetojnë aty. Këta të fundit shprehen se plehrat në afërsi të përroit nuk pastrohen prej kohësh duke shkaktuar ndotje në zonë duke rrezikuar shëndetin edhe të fëmijëve që shkojnë çdo ditë në shkollë.

Ata theksojnë se i kanë kërkuar ndihmë bashkisë së Elbasanit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pastrimin e zonës. Gjate periudhës së reshjeve banoret shprehen se jo te pakta janë rastet e përmbytjeve ku uji me gjithë papastërtitë u hyn në shtëpi.

Gazetar: M. Mëhillka

Pamje: Syri TV

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco