Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Abilekaj: Këshilli i Ambasadorëve të SHBA rrëzoi 'non grata-n' ndaj Berishës, ja kthesa e madhe…

16:54, 18/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë për Syri TV, e konsideron mjaft të rëndësishëm për transparencën një komision hetimor parlamentar lidhur me koncensionet në shëndetësi.

Abilekaj tha se ky komision parlamentar mund ti japë përgjigje pyetjeve sepse një koncension si ai i sterilizimit i ka kushtuar shqiptarëve 100 mln euro.

“SPAK po bën hetime, që nuk po i japin përgjigje kësaj çështjeje, po jep disa dënime siç ia do qejfti, por nuk po na thotë se pse shpërdorohen paratë e shqiptarëve”, tha Abilekaj.

Lidhur me raportin Këshillit të Ambasadorëve të SHBA, Abilekaj tha se ky raport kritikon gjithë procesin e vendimmarrjes për shpalljen “non grata” të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Abilekaj tha se nisur nga ky raport rrëzohet e gjithë procedura, pra kemi të bëjmë me një mbikqyrje të brendshme në SHBA, të palobuar, të cilët kanë analizuar një vendim të DASH-it, që e konsiderojnë të padrejtë, dhe sot Departamenti i Shtetit gjendet në këtë fazë që nuk e justifikon dot një vendim të tillë.

Ai tha se ky raport, si dhe deklaratat e ambasadorit në Zërin e Amerikës, është një lajm shumë i mirë, tregon një kthesë të madhe që po ndodh dhe mund të reabilitojë atë vendimin e marrë në maj të 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco