Lejoi kultivimin e drogës/ Merret i pandehur kryebashkiaku i Ramës

Lejoi kultivimin e drogës/ Merret i pandehur kryebashkiaku i Ramës

09:56, 18/03/2024
A+ Aa A-

Leonard Hida, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hida dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet, si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar”, krijojnë dyshime të arsyeshme se, përveç personave të përfshirë, në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosje.

Në të njëjtën dosje me Hidën janë edhe disa të pandehur të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco