Kurti: Epopeja e UÇK-së, e papërsëritshme, me domethënie të pashteruar

Kurti: Epopeja e UÇK-së, e papërsëritshme, me domethënie të pashteruar

19:09, 06/03/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti fjalimin e tij në akademinë përkujtimore për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nisi me këngën e Shkurtë Fejzës “Mora fjalë”.

Ai ka thënë se fjalët nuk mundesh t’i gjesh dot për Epopenë e UÇK-së për ta shpjeguar e përshkruar.

“Ndonëse fjalët i pasojnë mendimet dhe i paraprijnë veprat, fjalët janë gjithmonë të pamjaftueshme për ti përçuar si mendimet ashtu edhe veprat. Në rastin e Epopesë së UÇK-së kjo bëhet pamundësia vet, andaj edhe kënga “Mora fjalë” tregon edhe kufijtë e fjalës. Fjalët që doemos nuk i gjen dot, që duhet t’i marrësh e t’i gjesh diku e disi, për ta shpjeguar a përshkruar këtë Epope të papërsëritshme me domethënie ende të pashteruar”.

“Me fjalë të tjera “Mora fjalë” do të thotë që për këtë epope është vështirë të ketë ep, të gjithë e keni parasysh tekstin e këngës e cila nisë me atë se çfarë po bëjmë ne që po këndojmë Mora fjalë mora vargun mora qarkun me i thur këngë, pra çfarë po bëjmë ne kështu nis kënga”.

“Më pastaj strofa e dytë porsa përpiqemi të themi diçka ne themi ‘Qohu Adem’, pra është e pamundur të shkosh më larg se strofa e parë e pa rënë në veprim e unë besoj se kjo është arsyeja se pse ka këngë por nuk ka tekst, vetëm me këngën me një tekst kaq të bukur dhe me një melodi të jashtëzakonshme është bërë e mundshme që të gjejmë diçka artistike që bëhet kulturë meqenëse rrah por si zemra e popullit”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco