Gjekmarkaj: Bashkimi i PD është shembull i modenizimit dhe mendimit kritik brenda lidershipit, PD novative në këtë drejtim

Gjekmarkaj: Bashkimi i PD është shembull i modenizimit dhe mendimit kritik brenda lidershipit, PD novative në këtë drejtim

17:46, 06/03/2024
A+ Aa A-

Agron Gjekmarkaj, ka folë, sot, si nënkryetar i PD-së pas ndryshimeve që u miratuan një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, Gjekmarkaj ka folur për bashkimin e PD dhe diversitetin dhe në kuadër të kësaj e fton edhe deputetët e mbetur me Bashën, madje edhe atë vetë që të bashkohen dhe mos vazhdojnë të mbjellin më përçarje që dëmtojnë partinë.

 “Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversiteti qëndron tek medimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversiteti, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi Basha, vete z. Basha, të vijnë dhe të mos ta mbajnë ligjerimin tek përçarjet, e cila është zogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vije dhe të gjej vendin e vet këtu”,  ka thënë Gjekmarkaj.

Më tej ai ka thënë se prania e tij si nënkryetar i PD, tregon modernizimin dhe dhënien e statusit kritik brenda lidershipit të partisë, gjë e cila mungon në partitë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco