Xhaferri: Policia që fsheh krimin e burrit të Ministres, arreston të rinjtë tanë si të ishin pjestarë të grupeve kriminale!

Xhaferri: Policia që fsheh krimin e burrit të Ministres, arreston të rinjtë tanë si të ishin pjestarë të grupeve kriminale!

13:30, 02/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xahferri ka reaguar pas deklaratës skandaloze të drejtorit të policisë së Tiranës në lidhje me burrin e ministres se financave.

Xhaferri është shprehur se është po kjo polici që fsheh ngjarjen e rëndë të plagosjes nga burri i Ministres që arreston aktivistët tanë si të ishin anëtarë të grupeve kriminale, duke terrorizuar familjet e tyre, duke i nxjerrë në komunikata me emra e mbiemra dhe me foto dhe duke i mbajtur peng me procese gjyqësore absurde.

Reagimi:

Skandaloze ishte sot deklarata e Drejtorit të Policisë që u shpreh se plagosja e një zyrtari të lartë shtetëror nga burri i Ministres së Ramës është një ngjarje që nuk ka interes për opinionin publik dhe për këtë  arsye nuk u raportua nga policia.

Është po kjo polici që fsheh ngjarjen e rëndë të plagosjes nga burri i Ministres që arreston aktivistët tanë si të ishin anëtarë të grupeve kriminale, duke terrorizuar familjet e tyre, duke i nxjerrë në komunikata me emra e mbiemra dhe me foto dhe duke i mbajtur peng me procese gjyqësore absurde.

Ndaleni përndjekjen me metoda sigurimsash ndaj aktivistëve tanë të FRPD, pasi ata po protestojnë për mbrojtjen e interesit publik dhe përqëndrohuni në misionin tuaj kryesor, rendin dhe sigurinë që janë në mëshirë të fatit.

Ne nuk do t'i ndalim protestat kundër kësaj kaste hajdutësh që ju në vend që t'i prangosni në zyrë, i keni marrë në mbrojtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco