VIDEO/ Saraçi: Mëkat i madh, qeveria po luan me kartën e varfërisë me pensionistët

17:28, 06/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të folur për situatën politike dhe trajtimin e Shqipërisë si një plaçkë në duart e Ramës ishte gazetari dhe analisti, Romir Saraçi.

Saraçi është shprehur se kjo qeveri po një mëkat të madh pasi ndaj pensionistëve po luan kartën e varfërisë duke i lënë në mëshirë të fatit me ato pensione shumë të ulëta.

"Karta e varfërisë po përdoret nga kjo qeveri që të manipulohen në zgjedhjet e fundit. Ata shpërndanë nga 50 mijë lekë bonus për pensionistët. Që prej një viti deri tani nuk është dhënë asnjë bonus tjetër.

Në total është një tallje pasi i varfëron në maksimum dhe kur i jep atë 50 mijë lekshin i duket një gjë e madhe, por ky është një mëkat i madh. Ata kanë guxim dhe i bëjnë për budallenj dhe nuk mund  të dalësh dhe të gënjesh.

Ne kërkojmë llogari për premtimet që nuk po mbahen dhe zv.kryeministrja ka të drejtë pasi media e Syri. Tv është nga të vetmet televizione që kërkojnë shpjegime. Ne kërkonim informacion se si po shkojnë kërkimet për naftë në Shpirag, Balluku duhet të dijë që Shell- in nuk e ka sjellë qeveria aktuale por nafta në Shpirag është gjetur që në kohën e komunizmit se ajo zonë ka naftë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco