Fletë-arresti për zyrtarët e njësive elite të Policisë së Kosovës/ Sveçla: Prej Moskës nuk pritet asgjë e mirë

Fletë-arresti për zyrtarët e njësive elite të Policisë së Kosovës/ Sveçla: Prej Moskës nuk pritet asgjë e mirë

12:07, 04/03/2024
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është informuar zyrtarisht për fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Ditëve të fundit është raportuar se Rusia ka lëshuar fletë-arreste ndërkombëtare për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë e mirë.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, ka deklaruar Sveçla.

Me lëshimin e këtij fletë-arrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco