SYRI TV/ Opozita kundërshton rezolutën e Ramës, Bardhi: Teatër me luftën antikorrupsion

21:28, 27/05/2024
A+ Aa A-

 

Ka shkaktuar debatete në seancën parlamentare propozimi I kryeministrit Edi Rama për miratimin e një rezolute anti-korrupsion.

Ndërsa çdo ditë publikohen afera të reja korruptive të kësaj qeverie, opozita e ka cilësur këtë nismë si hipokrizi kur qeveris me krimin.

Kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të votojnë rezolutën, ndërsa Gazmend Bardhi e ka cilësuar luftën kundër korrupsionit punë të përditshme të opozitës, e këto akte nuk kanë nevojë për fjalë e rezoluta.

SYRI TV

Opozita e ka pritur me kundërshti dhe protestë, propozimin e kryeministrit Edi Rama per rezolutën që shefi I qeverisë e paraqiti  si një  shtysë drejt integrimit europian të vendit.

Ndërsa Edi Rama u rikthye në foltore, pas shumë muajsh për të  prezantuar nisëm e tij, opozita shprehu revoltë,sapo kryeministri mori fjalen ne parlament. 

Ndersa çdo dite denoncohen afera të reja të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama mori flamurin e antikorrupsionit në Kuvend.

Rama nuk i kurseu sulmet ndaj opozitës, ndërsa kishte edhe një paralajmërim për deputetët demokratë.

Kundërpërgjigjen ja dha Gazment Bardhi, qe e cilesoi prpozimin si një teatër të kryeministrit, duke denoncuar lidhjet e Ramës me krimin dhe korrupsionin.

Niveli i larte i korrupsionit dhe kundershtimi i opozites për kete rezolute solli replika edhe mes ministres Elisa spiropali dhe kreu te grupit parlamnetar demokrat, Gazment Bardhit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco